Kryeparlamentari Glauk Konjufca, i ka rekomanduar administratës së Kuvendit që deputetes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të mos ia deponojë mëditjen për seancën e mbajtur të mërkurën.
Konjufca ka thënë se ajo ka qëndruar vetëm dhjetë sekonda në seancë, është nënshkruar dhe ka lëshuar sallën e Kuvendit.
“I propozoi administratës që deputetes Albena Reshitaj, të mos i takojë sot Asnjë mëditje, sepse hyri në seancë qëndroi 10 sekonda, doli dhe e vendosi nënshkrimin, kështu që nuk ka kështu”, është shprehur Konjufca.