Avokati Arianit Koci derisa foli për gratë, përballë dhunës dhe shtypjes gjinore tha se ka shumë raste kur gratë janë më të pabarabarta sesa burrat.
Koci në emisionin ‘Pressing’ në T7 listoi disa raste kur gruaja është më e pabarabartë sesa burri, duke filluar nga çmimi i produkteve higjienike.
“Sa është ma e pabarabartë femna sesa mashkulli, deodorantat e femrave janë më të shtrenjtë se të meshkujve.
Në aksidente komunikacione, viktima ma shumë janë femna sesa meshkuj, për shkak që të gjitha mjetet e sigurisë, duke filluar prej rrypave, dizajnohen kur bëhen testet bëhen në trup të mashkullit dhe kur hin trupi i femnës nuk e run si mashkullin. Femnat gjithmonë i grahin kerreve më të vogla e më të lira”, tha Koci.