Mbi 50 gra të vrara, mbi 2 mijë raportuan dhunë në familje gjatë një viti

Mbi 50 gra të vrara, mbi 2 mijë raportuan dhunë në familje gjatë një viti

Brenda kësaj klinike po qëndronte prej ditësh, në pritje për t’u bërë nënë. Atë moment dhe asnjë tjetër s’arriti ta pres Hamide Magashi, e cila pabesisht u vra nga ish-burri i saj.

Brenda një institucioni publik e me një urdhërmbrojtje.

Këto s’mjaftuan që Sokol Halilit t’i pamundësohej të kryente veprën penale të vrasjes.

Kaq e pasigurt ishte edhe dhoma të cilën e ndante me bashkëshortin e saj Sadije Godeni.

Gjersa ishte në gjumë, ajo u godit me sëpatë nga bashkëshorti i saj, Izet Godeni.

Mësimdhënësja që kishte kontribuar mbi 20 vite në arsim, vdiq.

Hapësira e shtëpisë doli vdekjeprurëse edhe për Sahime Dumuzet nga fshati Kuk në Dragash.

Ndaj saj, po ushtrohej dhunë sistematike.

Këto veprime ishin të papërballueshme për të moshuarën e cila vdiq nga lëndimet që mori.

Brenda banesës ku bashkëjetonte me Dardan Krivaqën, u vra 19-vjeçarja Marigona Osmani. Për dy të akuzuarit nuk është shqiptuar akoma dënimi.

Fatkeqësisht, këto janë vetëm disa nga mbi 50 rastet e vrasjeve të grave që nga viti 2010 në Kosovë.

Diana Kastrati, Antigona Morina, Zejnepe Berisha, Donjeta Pajazitaj, Valbona Ndrecaj e vajza e saj, janë emrat e grave që përjetësisht gjëmojnë femicidin në Kosovë.

Rastet që përfundojnë me vrasje, paraprakisht janë viktima të dhunës në familje në vazhdimësi.

Mbi 2289 herë gratë raportuan në Policinë e Kosovës gjatë vitit 2022 se po keqtrajtoheshin fizikisht.

Ndërkaq gjatë vitit 2023, nga gjithsej 216 raste të dhunës në familje, 117 prej tyre gratë ishin viktima.

Related Articles