Vitia me akuza për ish-Qeverinë PAN

Vitia me akuza për ish-Qeverinë PAN

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në seancën e Kuvendit, ka thënë se të gjithë duhet të gëzohen për ligjin për çmimin e barnave.

Sipas tij, ky ligj është dashur të bëhet shumë më herët sepse sipas tij, kështu kursehen me mijëra para nga xhepat e qytetarëve.

Ai ka thënë se Qeveria PAN nuk e ka miratuar asnjë ligj për ministrinë e Shëndetësisë.

“Dje ishte një lajm i mirë për Kosovën. U bë më në fund ligji për çmimin e barnave. Këtij ligji duhet t’i gëzohet secili qytetar. Kisha pas qejf që ky ligj të bëhet më herët, por fatkeqësisht nuk është bërë”.

“Nuk është bërë me herët sepse në Qeverinë e PAN-it asnjë ligj për ministrinë e Shëndetësisë nuk është proceduar. Unë edhe atëherë kam thënë me udhëzim administrativ nuk zgjidhjet kjo çështje. Zgjidhet vetëm me ligj”.

Related Articles