Gjilani vazhdon bashkëpunimin me njërin ndër futbollistët më të mirë në ligë

Gjilani vazhdon bashkëpunimin me njërin ndër futbollistët më të mirë në ligë

Futbollisti i spikatur Besar Musolli, do të jetë pjesë e SC Gjilani edhe për së paku tri vite. Kështu ka njoftuar skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi, e cila paraprakisht ka shfaqur objektivat e saj për edicionin e ardhshëm 2021/2022.

Në njoftimin zyrtar në faqen e klubit bëhet e ditur se është arritur marrëveshja që Musolli të vesh fanelën e skuadrës SC Gjilani, deri në vitin 2024.

Klubi ka falënderuar lojtarin për besimin, duke i uruar bashkëpunim gjatë tri edicioneve të radhës, për realizimin e synimeve të vendosura, kreu i tabelës dhe dalja në arenën ndërkombëtare.

Related Articles