Kanë përfunduar në të mirë të Romës 90 minutat e para të 1/8 së finales në Ligën e Evropës, me Giallorosët që mposhtën baskët me rezultat 2-0.
Roma e nisi më mirë ndeshjen dhe vetëm pas 13 minutash lojë kaluan të parët në epërsi.
Sulmuesi anglez Tammy Abraham asistoi për mrekulli për Stephan El Shaarawy i cili na afërsia e dërgoi topin në rrjetë për 1-0.
Vendasit patën raste të tjera me Paulo Dybalan e Lorenzo Pellegrinin, por në pjesën e parë gola më nuk pati.
Kryeqytetasit italian vazhduan dominimin edhe në pjesën e dytë, kur në minutën e 68-të, Andrea Belotti goditi shtyllën me një goditje të fuqishme.
Por për të parë golin e dytë u desh të pritej minuta e 87-të e ndeshjes.
Një harkim i bukur nga këndi i Paulo Dybalas bëri që Marash Kumbulla të realizoj një gol të bukur me kokë për ta ngritur epërsinë në 2-0.
Deri në fund gola më nuk pati dhe Roma mori një fitore të madhe para ndeshjes së kthimit që zhvillohet një javë më vonë.