Gazetari Dukagjin Gorani ka thënë se ndërkombëtarët nuk do lejojnë mbajtje të zgjedhjeve të reja në Kosovë, tani që procesi i dakordimit për planin evropian ka nisur.
Kosova dhe Serbia janë dakorduar për planin evropian, por nuk kanë nënshkruar asnjëra palë marrëveshjen.
Më 18 mars, do të mabhet takimi i radhës në Ohër, ku pritet të flitet për planin e zbatimit të propozimin franko-gjerman.
Gorani thotë se tani nuk ka kthim prapa.
“Edhe me dashtë tash me u rrëzu, nuk do të lejojnë.Populli i ka pasur disa fjalë. Prej kalit nuk mundesh me zbrit në mes të lumit”, shtoi ai.
“Le ta tentojnë”, përfundoi ai