Çmimi i naftës në Kosovë vazhdon të pësoj ulje, shkruan Gazeta Enigma.
Kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani, në një prononcim për Enigmën, theksoi se çmimi i derivateve në vend do të ketë ulje.
Berjani deklaroi se kjo gjë pritet të ndodh në fund të muajit mars, pasi do të ketë stabilizim të tregut ndërkombëtarë në botë.
“Sipas Organizatës prodhuese Opec, pritet që në fund të marsit të stabilizohet tregu ndërkombëtarë i derivateve në tërë globin”, u shpreh Berjani.
Ai gjithashtu theksoi se Kosova ka pësuar ulje të çmimit rreth 0.55 cent për litër.
“Tek ne në Kosovë kemi zbritje për dy muaj rresht për 0.55 cent për litër”, përfundoi Berjani./GazetaEnigma/