Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dushuarit në fshatin Gadish në Gjilan, policia ka gjetur dhe konfiskuar 87 kilogramë mjaltë të kontrabanduar.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit, rasti vazhdon me procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë:
TREGTI E NDALUAR
Fsh. Gadish, Gjilan 10.03.2023 – 14:50.Njësitë policore gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar kanë gjetur dhe konfiskuar 87 kavanoz me nga 1 kg me mjaltë e cila dyshohet të jetë e kontrabanduar. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.