Përleshje në shkollën e mesme ekonomike në Pejë, theret një nxënës i klasës së dhjetë

Përleshje në shkollën e mesme ekonomike në Pejë, theret një nxënës i klasës së dhjetë

Rrahjet e përleshjet mes nxënësve në shkollat fillore e të mesme janë shumë të shpeshta. Drejtoritë shpesh detyrohen të kërkojnë ndihmën e Policisë për të intervenuar në incidente të tilla që ndodhin brenda hapësirave të shkollave.

Një rast i tillë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në shkollën e mesme ekonomike ‘Ali Hadri’ në Pejë, ku dy nxënës të klasës së dhjetë janë përfshirë në një përleshje fizike.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se gjatë rrahjes, përpos grushteve janë përdorur edhe mjete të tjera, me ç’rast ka mbetur i therur një 16-vjeçar.

I mituri është dërguar me urgjencë në spital, ku i është ofruar ndihma mjekësore dhe gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor”.

Kujtojmë se kjo dukuri është bërë mjaft shqetësuese edhe për prindërit, për shkak të sigurisë në këto institucione arsimore.

Related Articles