Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka përkujtuar kryeministrin e vrarë serb Zoran Gjingjiq në 20-vjetorin e vrasjes së tij.
Kurti ka folur me shumë dhembshuri për kryeministrin e vrarë serb, duke thënë se ai ishte i ndikuar nga Shkolla e Frankfurtit dhe filmi më i dashur i tij ishte Andrei Rublev i Andrei Tarkovskyt.
“Në dy shekuj ekzistencë, Serbia i kishte dy vjet demokraci. Me qeverisjen e Zoran Gjingjiqit, mbështetja për anëtarësimin në Bashkimin Evropian pat mbërrirë në ¾ e popullësisë së Serbisë, kurse tani ajo ka rënë te 1/3”, u shpreh Kurti në postimin e tij në Facebook.
Megjithatë, ish-kryeministri i Serbisë, Zoran Gjingjiq i cili u kujtua me dhembshuri nga Kurti, bënte thirrje për kthimin e pjesëtarëve të forcave serbe të sigurisë në Kosovë. Ai po ashtu bënte thirrje për idenë e rrezikshme të ndarjes së Kosovës në vija etnike.
Gjingjiq, po ashtu ishte mik i ngushtë i kriminelit Zelko Raznatovic i njohur si Arkani.
Për këtë kishte treguar edhe këngëtarja serbe Ceca Raznatovic në intervistën eksluzive për gazetën serbe “Kurir”.
Ceca kishte zbuluar se Zelko Raznatovic Arkan, burri i saj ia ka shpëtuar jetën në ish-kryeministrit serb Zoran Gjingjiq, në vitin 1999 duke e bartur në Mal të Zi.
Raznatovic në një bisedë për Kurir, kishte thënë se ata të dy ishin miqë qysh nga koha kur Gjingjiq ka studiuar në Gjermani.
“Kur jeta e Gjingjiqit ishte në rrezik në vitin 1999 gjatë bombardimeve të NATO’s, Arkani i ka ndihmuar atij ta braktis vendin. Djali i rrezikshëm i asfaltit, siç e përshkruajnë Arkanin, i ndihmoi politikanit të ri që të strehohet në Mal të Zi dhe kështu ta ruaj jetën. Është e vërtet që burri im Zeljko i ka ndihmuar Zoranit që të strehohet në Mal të Zi. Zorani dhe Zeljko kanë qenë miqë qysh nga koha kur Djindjic ka studiuar në Gjermani”, ka thënë Ceca Raznatovic.
“Për marrëdhënjet e tyre të mira shumëvjeçare ndoshta më së miri tregon fakti se ditën kur është vrarë Arkani, Zorani dhe e shoqja Ruzica kanë ardhur në shtëpinë tonë për të shprehur ngushllime. Në ngushllime kanë qenë një mijë njerëz, por ky njeri, edhepse ka qenë në opozitë, ka ardhur që t’i jap përshëndetjen e fundit shokut të vet. Ishte trim, ka pasur qëndrim. Pas koncertit tim solist në Marakana, më kanë pritur 101 trëndafile nga Ruzica dhe Zorani. Djnidjic’i ishte “vagabond”, karizmatik dhe intelektual serioz, vizionar dhe burrështetas i madh. Konsideroj që ky popull meriton të dijë se pse është vrarë”.
“Edhe pas vdekjes se Zeljko’s, Zorani dhe une kemi qenë në marrëdhënie të mira. Më ka thënë me një rast: “Hajde të nisemi bashkë kundër Miloseviqit dhe ta rrëzojmë nga pushteti”. Kam rrefuzuar. Kurrë nuk jam marr me politikë dhe ajo nuk më intereson. E pastaj ndodhi fatkeqësia e madhe. Mendoj se të gjithë kemi humbur shumë me vdekjen e tij”, kishte treguar Ceca.