Nasim Haradinaj: Nëse dikush thotë se Thaçi m’çoi selam, është rrenë

Nasim Haradinaj: Nëse dikush thotë se Thaçi m’çoi selam, është rrenë

Duke komentuar raportet dhe komunikimet e mundshme mes figurave të PDK-së dhe ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Haradinaj ka thënë se nuk beson që ata dërgojnë selame përmes personave të tjerë.

Bile, sipas tij, pretendimet se dikush ka marrë një mesazh nga ish-presidenti Hashim Thaçi janë rrena.

“Jam i sigurt që ata nuk merren tha ky e tha ky, nuk çojnë porosi jashtë. Ata janë zhgënjy me sjelljet e tyre. Nëse dikush thotë selam m’coi Thaçi, jo mundet me qenë rrenë, po bash rrenë është. Ata e dinë se unë e di që është rrenë. Edhe me çu selam Thaçi, Nasimi e Hyseni, ata që e marrin selamin, nuk kallxojnë që kanë çu fjalë. Kur i ke njerëzit e besueshëm nuk ke nevojë me çu fjalë.”

Haradinaj ua çoi vetë një selam krerëve të UÇK-së.

“Edhe unë kom ni, nëse o fjalë, me thashetheme po flas, ata kanë marrë një ultimatum, që s’do ta pranojnë askënd nga partitë derisa të merren vesh. Nëse ata po më dëgjojnë, çoni fjalë t’partisë, mos i pranoni atje, derisa të pajtohen mes veti. Asnjë!”, ka deklaruar Haradinaj.

Related Articles