Ish-futbollisti i njohur kosovar, Liridon Leci ka treguar një problem me të cilin, sipas tij, po përballen lojtarët e Ballkanit.
Leci ka thënë se te Ballkani ka lojtarë që nuk janë paguar për disa muaj.
“Te Ballkani po kanë probleme, sidomos në mbrojtje, po pësojnë gola shumë. Nëse Ballkani ankohet për fond të futbollistëve, atëherë ku janë skuadrat tjera. Unë mendoj që Ballkani ka probleme edhe tjera, ka probleme financiare, sepse jemi vend i vogël dhe i marrim vesh gjërat shumë lehtë. Ka futbollista në Ballkan që nuk janë paguar që tre ose katër muaj”, ka thënë Leci në emisionin Dueli Sportiv në RTV Dukagjini.
Leci po ashtu shtoi se “nuk mund ta motivosh futbollistin, ose ta ‘detyrosh’ të luash siç do vet kur nuk paguhet tre ose katër muaj”.
Ballkani pësoi disfatë të dielën (sot) nga Llapi me rezultat 3:2 në stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Me humbjen në Podujevë skuadra e Ilir Dajës humbi edhe pozitën e liderit.