Llapi ia sheh sherrin tifozëve të Ballkanit, “Xhebrailat” shkaktuan dëme në vlerë prej 10 mijë eurove 

Llapi ia sheh sherrin tifozëve të Ballkanit, “Xhebrailat” shkaktuan dëme në vlerë prej 10 mijë eurove 

Jo rrallëherë jemi mësuar të shohim veprime të dhunshme dhe huligane të grupeve të tifozëve nëpër stadiumet e Kosovës. Kjo në vazhdimësi është vlerësuar si tejet shqetësuese, pasi prish imazhin e sportit në vend. Përveç përleshjeve mes grupeve, sulmeve në drejtim të futbollistëve e basketbollistëve të ekipeve të ndryshme, shpeshherë dëmtohen edhe stadiumet.

Kështu ndodhi dje pas derbit të zhvilluar në Podujevë në mes të Llapit e Ballkanit, ku u arrestuan hiç më pak se 21 persona, të cilët u shoqëruan në stacion policor, nën dyshimet se penguan dhe sulmuan Policinë, si dhe për veprimet e tyre huligane.

Pamjet u shpërndanë gjithandej, teksa të dyshuarit u intervistuan nga hetuesit policorë lidhur me rastin. Në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur 3 thika, teksa si pasojë e veprimeve të tifozëve janë dëmtuar rreth 200 ulëse të plastikës, duke shkaktuar dëm mbi 10 mijë euro.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka vendosur t’i lë të lirë tifozët e dyshuar dhe ndaj tyre të iniciohen rastet për veprat me të cilat ngarkohen.

Tensionet në tribuna filluan me të vërshëllyer gjyqtari për fundin e takimit, ku ata u panë duke u përleshur me karrige, ndërsa nuk mungoi intervenimi i Policisë së Kosovës, të cilët fillimisht bllokuan rrugën e pastaj arrestuan akterët e dhunës dhe ata që shkaktuan dëm në stadiumin Zahir Pajaziti.

Related Articles