Trazirat në Podujevë pas ndeshjes Llapi – Ballkani: Ndalohen gjashtë tifozë, një prej tyre i mitur

Trazirat në Podujevë pas ndeshjes Llapi – Ballkani: Ndalohen gjashtë tifozë, një prej tyre i mitur

Gjashtë persona janë ndaluar në lidhje me incidentin e djeshëm, pas ndeshjes Llapi-Ballkani.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në njoftimin e fundit për medie, ku thuhet se në mesin e të arrestuarve është edhe një i mitur.

“Pas ekzaminimeve, veprimeve hetimore dhe sigurimit të provave është iniciuar rast për Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”, thuhet në njoftimin e tyre.

Këta janë personat e arrestuar:

-A.Sh. mashkull, 21 vjeç dhe

-E.K, mashkull, 23 vjeç,

-E.Sh, mashkull, 26 vjeç,

-M. V, mashkull, 21 vjeç

-E.K, mashkull, 21 vjeç, dhe

A.Sh, mashkull, 16 vjeç.

Related Articles