Punëtorët e kompanisë publike regjionale “Pastrimi” të hënën nuk kanë dal në teren për të larguar mbeturinat për shkak se kanë protestuar.
Ata po kërkojnë nga menaxhmenti e bordi i KRMM “Pastrimi” që të ua rrisë pagat për 70 euro dhe të ua përmirësojë kushtet e punës në terren, meqë ankohen se ka kamionë të cilëve nuk u punojnë frenat si duhet sakaq rrezikojnë veten e qytetarët në rrugë.
Por udhëheqësit e kësaj kompanie publike regjionale iu propozuan nga 30 euro rritje dhe atë në muajt në vazhdim, çka punonjësit e refuzuan. Ata thanë se do të vazhdojnë protestën deri në plotësimin e kërkesave të tyre.