Një rrahje ka ndodhur mes burrit dhe gruas në Suharekë, ku të njëjtit kanë raportuar njëri – tjetrit në polici.
Personat në fjalë kanë pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme që kanë pasur me njëri – tjetrin dhe kanë eskaluar deri në dhunë fizike.
Siç mëson Sinjali nga burimet brenda Prokurorisë, të dyshuarit kanë dhënë deklaratat e tyre para hetuesve policorë, ku kanë rrëfyer për problemet që kanë tash e një kohë.
Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tyre kanë nisur hetimet për veprën penale “Dhunë në familje”.