Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shqiptuar 560 tiketa për personat që nuk respektuan masat anti COVID-19, derisa ka gjobitur 1230 tiketa trafiku, raporton Gazeta Enigma.
Në statistikat e përgjithshme të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se janë regjistruar 14 aksidente me të lënduar, ndërsa 40 janë me dëme materiale.
Ndërsa, 11 persona janë arrestuar, kurse 8 janë dërguar në mbajtje.