Sot pritet të mbajë mot kryeisht i vranët njofton Prishtina Weather.
Në mëngjes priten riga lokale shiu ndërsa pasdite priten rrebeshe shiu, që më vonë shndërrohen edhe në reshje bore.
Njoftimi i plotë:
15.03 – Kryesisht me vransira. Në mëngjes riga lokale shiu. Pasdite priten rrebeshe shiu, që më vonë shndërrohen edhe në reshje bore.
16.03 – Ftohtë. Vransira dhe intervale me diell pasdite.
17.03 – Ngrica në mëngjes, e gjatë ditës kryesisht me diell.
Temperaturat minimale zbresin edhe deri në -4C në fillim të javës dhe ditën e premtë, ndërsa maksimalet deri të martën shënojnë rritje në 15C e 17C, por me një rënie të përkohshme ditën e enjtë në 5C.
Era fryn nga jugu e lehtë dhe mesatare 4-9m/s, e të mërkurën mbrëma ndryshon drejtimin në veriore dhe frynë me hove edhe deri në 12 e 14m/s ditën e enjtë.
Shtypja atmosferike pas një rritjeje në fillim të javës, sërish në rënie të thellë nën vlera normale.