D4D-ja ka lansuar hulumtimin “Mini Shengeni dhe bashkëpunimi rajonal: Nevojiten gjashtë shtete për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor”.
Në kuadër të këtij hulumtimi është realizuar në analizë se sa qytetarët kanë dijeni për mini-shengenin ballkanik dhe cështje të tjera që lidhen me këtë nismë rajonale.
Visar Xhambazi, nga D4D-ja tha 38% e qytetarëve janë deklaruar që nuk ka nevojë për “mini shengen”, ndërsa vetëm 17% janë pajtuar për një nisëm të tillë.
“Në bazë të të gjeturave del që procesi i dialogut ka qenë më i vështiri në këtë periudhë sepse Serbia nisi një proces të ç‘njohjeve për Kosovën, rritja e çmimit të produkteve dhe të tjera. Sipas anketave në pyetjen e parë kemi pyetur se si e shohin inkuadrimin e Kosovës në ‘mini shengenin; ballkanik a është vendim i drejtë, 38% deklaruan se ishte një vendim i gabuar, ndërsa 17% që ishte një vendim i drejtë”.
“Ndërsa në anën tjetër nga anketa se sa janë të informuar për ‘mini shengenin’, del që 38% nuk janë të informuar ndërsa 18% del që ishin të informuar”, tha Xhambazi.
Marko Savkoviq, tha se përmes integrimit dhe bashkëpunimit ekonomik shtet e rajonit e kanë të siguruar edhe integrimin në BE.
“Ky hulumtim ka të bëjë me çështjen e ndërtimit ekonomik. Integrimi ekonomik është i vetmi drejtim që mund të qoj në lidhjen e shteteve dhe rajoni të jetë i integruar në Evropë duke pasur parasysh këtu eksportin dhe importin dhe zhvillime tjera brenda dhe jashtë vendit”, tha ai.
Donika Emini, drejtoreshë e “Civikos”, tha se ideja për “mini shengenin” ballkanik është imponim nga jashtë, prandaj edhe mund të ndikojë në politikat e Ballkanit Perëndimor me BE-në.
“Problemi në bashkëpunimin rajonal është se ka qenë një projekt i shtyrë nga jashtë dhe jo nga brenda dhe kjo pastaj sjell probleme në objektivin e BE-së”.
“Vëmendja për ‘mini shengenin’ ballkanik duhet të jetë në çdo aspekt dhe kudo si në dialog dhe në vende tjera, sepse aty përfshihen zonat ekonomike, niveli ekonomik dhe fushat tjera që përfshihen aty. Problemi tjetër është mbindërtimi dhe iniciativa të shumta që nuk janë implementuar”, tha Emini.
/Gazeta Enigma/