Xherdan Shaqiri, i cili nuk gjeti shanse të mjaftueshme te Liverpooli thuhet se i dërgoi sinjale klubit turk Fenerbahce, klubi i cili ishte lidhur edhe në të kaluarën me sulmuesin shqiptar. Klubi anglez pritet të lehtësojë gjithashtu këtë transferim.
Djaloshi me prejardhje nga Gjilani, Xherdan Shaqiri, i cili ishte në agjendën e Fenerbahces në afatet kalimtare të kaluara, është shumë afër kësaj radhe.
Futbollisti 29-vjeçar, i cili nuk mundi të gjente shanse te Liverpooli, ku kontrata e tij vlen deri në vitin 2023, dhe donte të largohej nga Anglia, iu propozua njerëzve të klubit turk përmes vëllait të tij Erdin Shaqiri, i cili është menaxheri i tij.
Mësohet se lojtari, i cili qëndroi në fushë për vetëm 561 minuta në 14 ndeshje në Ligën Premier këtë sezon, ishte gati të nënshkruajë për Fenerbahcen. Gjithashtu u theksua se menaxheri i lojtarit me përvojë kërkoi 3 milion euro në vit në negociata.
Menaxhmenti i Fenerbahces synon të përfundojë një transferim, por nuk dëshiron të tejkalojë pagën e përcaktuar prej 2.5 milionë eurosh.
Drejtuesit e klubit turk planifikojnë të ofrojnë bonuse për kampionatin dhe performancën e lojtarit (gola, asistime, etj.) Nëse arrihet një kompromis, synohet të përfundohet përpara Kampionatit Evropian.
Thuhet që Liverpool është i gatshëm të shesë Shaqirin për një çmim shumë më të ulët sesa ai që u transferua për 14.5 milion euro para sezonit 2018-19.
Shaqiri, i cili filloi karrierën e tij profesionale në ekipin zviceran Basel, më vonë veshur fanellat e Bayren Munich, Inter, Stoke City dhe Liverpool respektivisht.
Reprezentuesi zviceran, i cili është me origjinë nga Kosova, është gjithashtu ndër më të mirët në ekipin e tij kombëtar. Shaqiri, i cili do të rivalizojë Kombëtaren A në Kampionatin Evropian me Zvicrën, është ndër të domosdoshmit e vendit të tij.
Futbollisti 29-vjeçar, i cili luajti 89 herë në Zvicër, realizoi 23 gola dhe 24 asistime në këto ndeshje./Gazeta Enigma/