Drejtori i Arsimit në Komunën e Dragashit, Selim Kryeziu, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij në këtë komunë.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Kryeziu duke mos e bërë të ditur arsyen e dorëheqjes.
I njëjti ishte edhe ish-kryetar i degës së LDK-së në Dragash.
“Faleminderit të gjithëve për bashkëpunim, kolegëve drejtorë, drejtorëve të shkollave dhe të gjithë atyre që kanë dhënë kontribut në këtë drejtim” tha mes të tjerash Kryeziu.