Një vjedhje ka ndodhur sot në Kamenicë.
Burime nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Desivojcë, ku dy persona kanë arritur të vjedhin mjete pune nga një shtëpi, vlera e të cilave është goxha e madhe.
Si rezultat i denoncimit, Policia i ka identifikuar të dyshuarit, S.K., dhe E.B., të cilët janë kapur pas disa orësh dhe me rastin e kontrollit policor janë gjetur gjësendet që kanë vjedhur.
Të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me veprën për të cilën ngarkohen.
Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar si ‘Vjedhje e rëndë’, kurse sendet e vjedhura janë kthyer te pronari.