Lëndohen katër persona nga një aksident trafiku në Hajvali

Katër persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 11:30 në Hajvali, raporton Gazeta Enigma.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, në aksident ishin të përfshira tri automjete, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 11:30 në Hajvali, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku janë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. 

Related Articles