Një tjetër shqiptar është përfshirë në industrinë e modës. Bëhet fjalë për reperin e njohur Action Bronson, i cili ka lidhur një bashkëpunim me brendin e njohur “New Balance”, raporton Gazeta Enigma.
Me këtë koleksion ata duan t’i bashkojnë të gjitha ngjyrat e tokës së bashku në atleten e ideuar nga Bronson.
Nga fotografia e postuar në rrjetet sociale, vërejmë se pjesa e poshtme e atletes e ngjyrosur me të kaltër, përfaqëson oqeanin-ujin, pastaj është ngjyra kafe që përfaqëson tokën. Gjithashtu, vërejmë ngjyrat e neonit te shkronja “N” që përfaqësojnë qiellin dhe pa diskutim ngjyra e gjelbër që përfaqëson natyrën.