Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka shkruar se Edi Rama me propozimin që ia ka bërë presidentit Bajram Begaj për Vlora Hysenin si kandidatet për kreun e Shërbimit Informativ të Shqipërisë është duke i bërë provokim Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Çollaku shkruan se propozimi i Vlora Hysenit për kreun e SHISH është provokim i panevojshëm për Kosovën, pasi ajo ishte shkarkuar nga pozita e nëndrejtoreshes në AKI nga presidentja Vjosa Osmani.
Ai ka thënë se nuk po e kupton këtë provokim dhe sjellje të kryeministrit Edi Rama, por shpreson që presidenti Begaj mos ta lejoj të ndodh një gjë e tillë.
Më poshtë mund të lexoni reagimin e plotë të deputetit Kreshnik Çollakut: