Ali Ahmeti tregon se çfarë bisedoi me Gabriel Escobarin

Ali Ahmeti tregon se çfarë bisedoi me Gabriel Escobarin

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pas përfundimit të bisedimeve mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Ohër, është parë me ministrin e Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani.

Përfundon takimi – zbardhet dokumenti konfidencial që BE dhe SHBA i kanë dhënë Kurtit dhe Vuçiqit në tryezë

Escobar ka qëndruar si lehtësues i dialogut i cili zgjati më shumë se dhjetë orë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak

Escobar aktualisht është duke u takuar edhe me kryetarin e BDI-së, ALi Ahmeti. Ndërkohë, gjatë pauzave bëhet e ditur se ka takuar Kurtin dhe Vuçiq.

Kryetari i BDI-së, në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti në një prononcim për Kanal10 ka treguar se me të dërguarin e ShBA-së për Ballkanin Perendimor, Gabriel Escobar në Ohër, kishin vetëm një përshëndetje të zakonshme.

Ndërsa ka folur për pritshmërit pas përfundimit të takimit Kurti-Vuçiq, Ahmeti tha se dëshira e tij është që Kosova të shkojë përpara.

“Me z. Escobar pati një përshëndetje të zakonshme. Dëshira imë që Kosova të shkoj përpara. Uroj autoriteteve të Kosovës punë të mbarë.”, tha Ahmeti.

Related Articles