Një kamion i ngarkuar plot me drunj të mëdhenj ka rrezikuar seriozisht kalimtarët. Kamioni që po lëvizte në drejtimin Firajë-Doganaj kishte disa ton me dru të ngarkuara, por që nuk kishte aspak siguri në ngarkesë.
Madje njëri nga lisat kishte zënë një pjesë të rrugës për veturat në lëvizje dhe ishte rrezik permanent për të gjithë.
Një qytetar ka thënë për Indeksonline se veturat duhej të dilnin në disa vende në trotuar nga rreziku që iu kanosej nga ngarkesa e kamionit.