Deputeti Fatmir Humolli sot nuk është ulur ku ulet zakonisht në Kuvendin e Kosovës.
Për dallim nga herët tjera, ai është ulur larg grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në këndin ku ai po qëndronte, në fund të sallës, është parë shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila duke biseduar me të.
Kujtojmë se deri në këtë moment, Humolli ende nuk e ka dorëzuar dorëheqjen në grupin parlamentar.
Kurse kryeministri i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është pyetur në konferencë për media për largimin e deputetit të këtij subjekti politik Fatmir Humolli nga grupi parlamentar i partisë.
Kurti ka thënë se nuk ka arritur të takohet me deputetin Fatmir Humolli.
“Nuk kam arritur të takohem ende me deputetin Fatmir Humolli”, tha Kurti.