Albin Kurti e çon në zgjedhje partinë, Vetëvendosje njofton për mbledhjen në selinë kryesore të saj

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur dakordim në parim për shpalljen e procesit të zgjedhjeve të brendshme partiake. Kjo u bë e ditur pas një mbledhjeje të përbashkët të mbajtur sonte në zyrën qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje, ku morën pjesë drejtuesit e Qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë dhe në mërgatë, anëtarë të Kryesisë Qendrore, kryetari i partisë, Albin Kurti, sekretari organizativ, Alim Rama, si dhe koordinatori i Qendrave, Salih Zyba. Sipas njoftimit të Vetëvendosjes, një pjesë e rëndësishme e diskutimeve iu kushtua çështjeve të brendshme organizative, me theks të veçantë te procesi i zgjedhjeve të brendshme. “Pas diskutimeve me drejtuesit e Qendrave dhe anëtarët e Kryesisë, në parim u arrit dakordim për shpalljen e procesit të zgjedhjeve të brendshme”, thuhet në njoftim. Sipas njoftimit, ky proces synon ripërtëritjen, konsolidimin dhe fuqizimin e strukturave organizative, zgjerimin e pjesëmarrjes së anëtarësisë, avancimin e kuadrove dhe forcimin e lidhjes së Lëvizjes me qytetarët.

Bajrami: Pas 6 vitesh të LVV-së në pushtet, jemi edhe të varfër, edhe të vjedhur

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas raportimeve se Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka…

Hamza e Kurti u takuan sot në mëngjes, ja çfarë garance dha kryeministri

Kryetari Bedri Hamza e ka njoftuar sot Kryesinë e PDK-së për dorëheqjen e tij të parevokueshme nga udhëheqja e partisë.…

Opozita kërkon rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në, VV-ja thotë se bashkëpunimi do të vazhdojë

Partitë opozitare në Kosovë kanë kërkuar rikthimin sa më të shpejtë të Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

Lushaku-Sadriu vë në pikëpyetje marrëveshjen LVV-PDK për presidenten: Pse kompromisi u arrit në minutat e fundit?

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kërkuar analizë të veçantë për mënyrën se si u arrit marrëveshja…

Rama: Zyrtarë të LVV-së po kërcënojnë, a janë institucionet e drejtësisë të pavarura?

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas postimeve të disa zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje që kanë paralajmëruar ndjekjen e…

Për 24 orë bie “shpresa” për Shiroka-Pulën? Në krye të stafit emërohet militantja e LVV-së

Presidentja e sapozgjedhur, Justina Shiroka-Pula, sot e ka emëruar shefe të stafit Berita Abazin, ish-shefen e stafit të Albulena Haxhiut,…

Organizatori i protestës rrëfen se si kishte ndodhur momenti me deputetin e VV’së që u bartë mbi rrethojat te Kuvendi

Çlirim Haziri, organizatori i protestës disa ditore kundër vendimit të Gjykatës Speciale, në një intervistë në T7 ka rrëfyer për…

Molliqaj: Thelbi i pushtetit të Kurtit është i rrezikshëm

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka përshkruar personalitetin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ai thënë se ideologjia e Kurtit…

Aferë seksuale? Gazetari shqiptar paralajmëron fotot e një deputeti të Vetëvendosjes: Ka bërë namin

Gazetari nga Shqipëria, Elton Tozaj, ka paralajmëruar publikimin e fotografive që, sipas tij, lidhen me një deputet të Lëvizjes Vetëvendosje.…