Alarmi është ngritur në zonën e Denverit, në SHBA, pasi sipas raportimeve, të shtëna kanë ndodhur në East High School, raporton Gazeta Enigma.
Policia e Shtetit të Kolorados thotë se deri më tani janë dy viktima që po transportohen në spital:
“Në këtë moment janë lokalizuar dhe transportuar në spitalet e zonës dy viktima të rritura. Besohet se i dyshuari nuk është më në vendin e të shtënave dhe hetimet janë duke vazhduar”.
Zona përreth shkollës është rrethuar ndërsa hetimet për ngjarjen janë duke vazhduar.