Analisti politik Imer Mushkolaj ka njoftuar se nesër merr pjesë në protestën e thirrur për ta kundërshtuar formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbë në Kosovë.
“Asociacionin e kam kundërshtu vazhdimisht. Edhe në protesta. Vazhdoj ta kundërshtoj. Albini ka ndryshu. Unë jo”, ka shkruar Mushkolaj.
“Nesër n’orën 2. Protestë. N’shesh”, thuhet tutje në postimin e tij.
Partia Socialdemokrate ka thirrur protestë pas arritjes së marrvëeshjes mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuciq.
Kosova, sipas asaj marrëveshje, është dakorduar që të lejojë vetëmenaxhimin e komunitetit serb në Kosovë dhe Kurti më tej ka thënë se do të formohet Asociacioni.