Numërimi mbrapsht ka nisur. Albumi “Alpha” i Noizyt është gati dhe do publikohet me 7 prill.
Pjesë e tij do të jenë bashkëpunimet me artistët më në zë, përfshirë: Raf Camorën, Butën, Stinen, MC Kreshën, Yll Limanin e Elvana Gjatën.
Mirëpo, shumë fansa kanë pritur një bashkëpunim mes Noizyt dhe Stresit, që fatkeqësisht nuk ka qenë i mundur në këtë album.
Sikurse mund ta merrni me mend arsyeja është pikërisht pjesëmarrja e Stresit në “Big Brother VIP Kosova”.
Në një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram, Noizy është pyetur se “Përse nuk e bëre edhe Stresin pjesë të albumit? Mezi po e pres atë bashkëpunim!”. Artisti është përgjigjur me shaka duke thënë se “Stresi ka qenë në burg”, duke iu referuar eksperincës disa mujore të kolegut të tij brenda BBVK-së.