Pas ekzekutimi të 24 penalltive, nga 12 për secilën skuadër, si rrallë ndonjëherë në ngjarje të mëdha futbolli, Villareal ka qenë e saktë plotësisht duke mbyllur sfidën me rezultat të përgjitshëm 13: 12, për të triumfuar dhe fituar kupën e Europa League.
Finalja e Europa League, e zhvilluar në Gdansky të Polonosë mes Manchester United dhe Villareal, pas 120 minutash lojë dhe ekzekutimit te penalltive, ka sjellur fituesin e kupës.
Skuadra spanjolle, ka avancuar që në minutën ’29, me golin e shënuar nga Gerard Moreno, me të cilin rezultat është mbyllur gjysmëloja e parë. Në pjesën e dytë Djajtë e Kuq kanë qenë shumë më kërkues duke barazuar përmes Edison Cavani vetëm pas 10 minutash, saktësisht në minutën 55.
Skuadra e Ole Gunar Solskjaer, kishte disa raste të mira shënimi për të vendosur epilogun e këtij takimit në kohën e rregullt, sikurse edhe ajo e Unai Emery.
Edhe vazhdimet nuk kanë nxjerrë fituesin e kupës, i cili, pas një drame spektakolare, pas ekzekutimit të të gjitha penalltive, e ka nxjerrë fitues skuadrën spanjolle, Villareal.