Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti të dielën do të jetë për vizitë zyrtare në Shqipëri.
Ai atje do të zhvillojë disa takime në Tiranë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Sipas tij, Kurti të dielën do të zhvillojë një vizitë pune në Tiranë, ku do të takohet me krerët institucionalë.
“Kryeministri Kurti të dielën do të zhvillojë një vizitë pune në Tiranë, ku do të ketë takime me krerë institucionalë. Për agjendën e plotë do të ju njoftojmë ndërkohë”, ka thënë Kryeziu.
Kjo vizitë vjen një javë pas marrëveshjes së arritur në Ohër.