Katër persona kanë kërkuar tretman mjekësor në emergjencën e Spitalit të Pejës, për shkak të zjarrit të madh në depot dhe qendrën tregtare ELKOS Center në Pejë.
Kështu bëri të ditur në një prononcim për Telegrafi doktori i emergjencës Besnik Ibraj, i cili tha se person janë helmuar nga dioksidi i karbonit, për shkak të zjarrit të madh.
Ai tha se gjendja e tyre për momentin është stabile.
“Katër persona janë të helmuar nga dioksidi i karbonit, gjendja e tyre është stabile për momentin”, ka thënë Ibraj.
Ndërkaq, Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka bërë të ditur se ende po vazhdojnë të jenë në flakët e mëdha të zjarrit depot dhe qendra tregtare ELKOS Center në Pejë.
Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas tij, në fillim janë përfshi nga flakët e zjarrit depot, më vonë edhe qendra tregtare ELKOS Center në Pejë.
Ai po ashtu bëri të ditur se në vendngjarje janë të gjithë njësitë e zjarrfikësve nga të gjitha rajonet e vendit.
“Njëherë depotë janë përfshi nga flakët, pastaj është përfshi nga zjarri edhe qendrat tregtare ELKOS-it. Në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitë e zjarrfikësve nga të gjitha rajonet e tjera”, ka thënë Gashi