Osmani: S’mund të ketë paqe e stabilitet pa drejtësi për krimet serbe në Kosovë

Osmani: S’mund të ketë paqe e stabilitet pa drejtësi për krimet serbe në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet me Serbinë pa drejtësi për krimet që ka bërë në Kosovë.

Kështu është shprehur ajo në përvjetorin e 24-të të masakrave nga regjimi gjenocidal i Serbisë, në të cilat u vranë 75 civilë në Celinë, 68 në Fortesë dhe 49 në Brestoc të Rahovecit.

“Sot bëhen 24-vjet që kur forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë vranë 75 civilë në Celinë, 68 në Fortesë dhe 49 në Brestoc të Rahovecit. Në këtë ditë në mbrojtje të popullsisë civile, ranë edhe pesë dëshmorë të UÇK-së .Në këtë përvjetor, e kujtojmë secilin civil që ra për lirinë e vendit dhe të gjithë dëshmorët e UÇK-së që e bën të mundshme lirinë tonë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Presidenca.

Osmani ka shtuar se sjellja e kriminelëve para drejtësisë është përpjekje e çdoditshme e vendit.

Related Articles