Që në momentin e parë që Lorenc Hasrama u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother Vip Albani”, në mediat online “shpërtheu” lajmi se ai dhe Keisi kanë pasur një marrdhënie.
Kjo gjë u mohua kategorikisht nga Sabiani i cili e quajti Lorencin “mik shtëpie”. Por duket se aludimet e mediave paskan qenë të vërteta.
Në dhomën e rrëfimeve Lorenci ka treguar se ka pasur një lidhje 1 mujore me Keisin dhe kjo gjë u bë publike mbrëmjen e djeshme në Prime.
Pas gjithë kësaj situate, Sabiani ka reaguar sërish. Përmes një shkrimi në Instastory, ai e quan Lorencin “besprem” si dhe i kërkon Keisit të lerë shtëpinë e BBVA.
Kujtojmë që Keisi është një nga të nominiarat e kësaj jave. Përballë Qetsorit dhe Antonetës, njëri prej tyre do të lerë shtëpinë të martën.