Pasi Lorenci dhe Keisi pranuan se kanë qenë të lidhur, reagojnë familjarët e Kristit

Pasi Lorenci dhe Keisi pranuan se kanë qenë të lidhur, reagojnë familjarët e Kristit

Mbrëmjen e djeshme Lorenci dhe Keisi zbuluan se pak kohë më parë kanë qenë në një lidhje. Pas kësaj reagoi Sabiani, deklaratën e të cilit e gjeni këtu.

Një reagim ka ardhur edhe nga familjarët e Kristit përmes profilit të tij në Instagram. Në një shkrim të shkruar në vetën e parë, ata theksojnë se Kristi nuk ka marrë asnjë kërkesë faljeje as nga banorët as nga Keisi.

“A ishte përgjegjësia morale e banorëve të më kërkonin ndjesë për akuzat e rënda që më kishin adresuar, dhe luftën që më shpallën me pretekstin që unë kisha bërë lojë me atë marrëdhënis, kur u konfrontuan me të vërtetën????? Po ju? A keni një përgjigje për këtë situatë të turpshme, ku ajo vajza as nuk tentoi të kërkojë ndjesë për mashtrimin që më bëri????”, shkruhet në Instastory.

Pasi Lorenci dhe Keisi pranuan se kanë qenë të lidhur,

Mbrëmjen e djeshme Kristi u shpreh se ka respekt për Keisin dhe nuk ka asnjë hatërmbetje ndaj saj për gjithçka që ndodhi.

“Kemi mbyllur ça kishim. Lorenci më duket garip dhe i lezetshëm. Nuk kam asnjë hatërmbetje. Kemi mbyllur çdo gjë me dinjitet”,  tha mes të tjerash Kristi.

Related Articles