Mbrëmjen e djeshme Lorenci dhe Keisi zbuluan se pak kohë më parë kanë qenë në një lidhje. Pas kësaj reagoi Sabiani, deklaratën e të cilit e gjeni këtu.
Një reagim ka ardhur edhe nga familjarët e Kristit përmes profilit të tij në Instagram. Në një shkrim të shkruar në vetën e parë, ata theksojnë se Kristi nuk ka marrë asnjë kërkesë faljeje as nga banorët as nga Keisi.
“A ishte përgjegjësia morale e banorëve të më kërkonin ndjesë për akuzat e rënda që më kishin adresuar, dhe luftën që më shpallën me pretekstin që unë kisha bërë lojë me atë marrëdhënis, kur u konfrontuan me të vërtetën????? Po ju? A keni një përgjigje për këtë situatë të turpshme, ku ajo vajza as nuk tentoi të kërkojë ndjesë për mashtrimin që më bëri????”, shkruhet në Instastory.
Mbrëmjen e djeshme Kristi u shpreh se ka respekt për Keisin dhe nuk ka asnjë hatërmbetje ndaj saj për gjithçka që ndodhi.
“Kemi mbyllur ça kishim. Lorenci më duket garip dhe i lezetshëm. Nuk kam asnjë hatërmbetje. Kemi mbyllur çdo gjë me dinjitet”, tha mes të tjerash Kristi.