Përballë Luizit, Keisi mohon gjithçka: Nuk kam qenë e lidhur me Lorencin

Përballë Luizit, Keisi mohon gjithçka: Nuk kam qenë e lidhur me Lorencin

Që në momentin e parë që Lorenc Hasrama u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother Vip Albani”, në mediat online “shpërtheu” lajmi se ai dhe Keisi kanë pasur një marrdhënie.

Kjo gjë u mohua kategorikisht nga Sabiani i cili e quajti Lorencin “mik shtëpie”. Por duket se aludimet e mediave paskan qenë të vërteta.

Në dhomën e rrëfimeve Lorenci ka treguar se ka pasur një lidhje 1 mujore me Keisin dhe kjo gjë u bë publike mbrëmjen e djeshme në Prime.

Ditën e sotme, gjatë një bisede me Luizin, Keisi mes lotësh ka folur sërish rreth kësaj teme. Edhe pse mbrëmjen e djeshme nuk reagoi, sot Keisi ka mohur gjithçka. Ajo i ka thënë Luizit se nuk ka qenë e lidhur me Lorencin. 

Luizi nga ana tjetër, është shprehur se për respekt të Sabianit do ta ketë Keisin “nën mbrojtjen e tij” duke i qëndruar afër në këtë situatë të vështirë për të.

Related Articles