Skena të rënda shënuan xhiron e 29-të të divizionit të tretë të Spanjës mes Cordoba dhe Racing de Ferrol.
Në minutën e 10-të të ndeshjes, portieri serb Dragisa Gudelj u rrëzua në terren dhe mbeti i shtrirë i palëvizur, ndërsa pak sekonda më vonë në fushë doli ekipi mjekësor dhe ambulanca.
Sipas raportimeve lokale, Gudelj pësoi sulm në zemër në atë moment.
Në tribuna kishte heshtje, ndërkaq futbollistët ishin të shokuar nga ajo që ndodhi.
Sapo mori vetëdijen, ai u transportua në një spital aty pranë dhe Cordoba raportoi se aktualisht është në gjendje të mirë.