Ekspertja e turizmit, Flora Xhamani Baba, ka thënë se edhe turistëve nga Kosova duhet t’i bëhet “hyzmet” dhe jo ndaj tyre të vendosen standarde të ndryshme.
Ajo ka ka thënë se turistët e Kosovës duhet të paguajnë të njëjta çmime siç paguajnë edhe ata në bregdet.
“Ne nuk duhet ta marrim për të mirëqenë turistin nga Kosova. Edhe atij duhet t’i bëjmë hyzmet. Duhet ta trajtojmë mirë, jo me dy standarde, jo çmime shqiptare, çmime kosovare, por një çmim unik nga të gjitha strukturat. Të gjitha strukturat pritëse të bregdetit shqiptar duhet të kuptojnë se vërtet kemi sezon të ulët, sezon të mesëm dhe sezon të lartë”.
“Turistët nga Kosova duhet të trajtohen si çdo turistë tjetër që vjen nga Tirana nga Gjermania, nga Amerika nga kudo qoftë, sepse edhe ata janë një fluks të cilin jo vetëm që nuk duhet ta marrim të mirëqenë, por duhet ti gëzohemi sepse e kemi gjatë gjithë vitit. Nuk kemi turistë të tjerë në dimër veç turistëve nga Shqipëria, kemi dhe Kosovën e cila na vjen gjithë vitin. Duhet ta konsiderojmë si një fluks më të rëndësishëm se flukset e tjera që janë 100 mijë, 200 mijë, 300 mijë”, ka thënë ekspertja Xhamani në Euronews Albania.