Kurti: Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale

Kurti: Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka bërë thirrje që të vihet drejtësia në vend për gjithë të vrarit gjatë masakrave në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.

“Bashkë me kolegë nga Kuvendi dhe me aktivistë të Lëvizjes sonë bëmë homazhe në Pejë te lapidari, duke u përkulur e duke i përkujtuar 40 të vrarët gjatë luftës së fundit nga forcat serbe këtu në lagjen ‘Dardania’”, ka thënë Kurti.

Ai tutje ka shtuar se Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale

“Drejtësia dhe e vërteta janë të domosdoshme për paqe afatgjate dhe për siguri, për të gjithë dhe për marrëdhënie të mira fqinjësore e normale. Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale në Kosovë dhe Prokuroria Speciale duhet të punojë ditë e natë që t’i nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit dhe në këtë mënyrë të fillojë rehabilitimi për viktimat. Dihet që viktimat nuk janë vetëm të vrarët e të rrëmbyerit por edhe familjet e tyre, farefisi i tyre dhe mbarë shoqëria jonë”, ka thënë Kurti. / Gazeta Enigma.

Related Articles