Edhe pse është shprehur se nuk përshtatet me formatin dhe nuk e gjen veten te “Big Brother VIP”, Elvis Pupa vijon rrugëtimin e tij dhe shumë ndjekës e përqafojnë atë që ai po përcjell.
Ditën e djeshm, artisti ka rrëfyer detaje për marrëdhënien me bashkëshorten e tij që e ka mbajtur larg vëmendjes mediatike. Dhe ka surprizuar me deklaratën e tij!
Në një bisedë me banorët e tjerë të shtëpisë ai ka thënë se kanë vite që flenë në dhoma të ndara. Arsyeja? E gjeni më poshtë.
”Rrimë deri vonë bashkë por për të fjetur flemë në dhoma të ndara pasi unë gërhas shumë. Kemi rreth 4 vite që e kemi marrë këtë vendim, ajo do errësirë, unë dritë, që kështu jemi më rehat kur flejmë veç e veç. Ama gjumin e drekës e bëjmë bashkë”.
Ky fakt ka nxitur edhe reagimet e banorëve, që duket se u çuditën kur dëgjuan këtë variant të Elvisit. Por në fakt në të tilla situata kjo është zgjidhja më e mirë për të shamngur të tilla probleme.