Është demoluar një lokal në rrugën “Rexhep Luci”, në Prishtinë.
Bëhet fjalë për lokalin Bon Vivant, ndërsa nuk dihen arsyet.
Ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 21:30, konfirmon Policia e Kosovës për Gazeta Blic, duke njoftuar se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe se kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.
“Sot rreth orës 21:30, kemi pranuar informatën për demolimin e një lokali në rrugën “Rexhep Luci”, në Prishtinë. Menjëherë njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit kanë nisë një hetim për ndriçimin e plotë të kësaj ngjarje”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.