Përfaqësuesja U21 e Kosovës është grumbulluar ditë më parë për ndeshjet e muajit qershor.
Dardanët e rinj kanë nisur përgatitjet për ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2023, që do ta zhvillojë më 8 qershor kundër Andorrës, në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
Por para kësaj sfide, Kosova U21 do të zhvillojë një ndeshje miqësore në të njëjtin stadium.
Të besuarit e trajnerit Michael Nees do të kenë përballë skuadrën e Superligës së Kosovës, Gjilanin.
Ky takim tanimë është konfirmuar dhe do të zhvillohet të enjten e 3 qershorit.
Ka qenë faqja zyrtare e klubit gjilanas që ka konfirmuar takimin i cili do të zhvillohet me fillim nga ora 17:30 në kryeqytet.
Do të jetë një test si për Kosovën ashtu edhe për skuadrën e Ismet Munishit./Gazeta Enigma/