Sot u raportua për një incident që ka ndodhur të martën mbrëma në pikën e pompës së derivateve ‘Shell’ në fshatin Pavlan të Pejës, ku një punonjës i kompanisë dhe një klient dyshohet se përfshirë në një përleshje fizike. Ndaj të dyshuarve kanë nisur hetimet nga Prokuroria, teksa njëri prej tyre është dërguar në ndalim policor.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se dy të dyshuarit janë Altin Nikqi (20), punëtori i Shellit dhe Agron Qaki (30), klienti i dyshuar, të cilët u kapën pas një mosmarrëveshje momentale.
Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur si pasojë e pakënaqësisë së klientit ndaj shërbimeve të punëtorit të ‘Shell-it’, duke agravuar situata në ofendime ndaj 30-vjeçarit.
Ky i fundit si kundërpërgjigje ka shpërthyer në sulm fizik ndaj klientit, duke e goditur me grushte dhe duke i shkaktuar atij lëndime trupore. Mirëpo me sulm fizik iu kundërpërgjigj edhe klienti, i cili po ashtu i shkaktoi lëndime me anë të goditjeve punëtorit.
Lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarit dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që i klienti i dyshuar të dërgohet në mbajtje, ndërsa punëtori i pompës do të hetohet në liri.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.