Danezët vizitojnë burgun në Gjilan, qelitë e së cilit pritet t’i marrin me qira

Danezët vizitojnë burgun në Gjilan, qelitë e së cilit pritet t’i marrin me qira

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, bashkë me një delegacion danez, të kryesuar nga Anne-Mette Lyhnr Jensen, kanë vizituar burgun e Gjilanit.



Gjatë kësaj vizite, delegacioni danez u njoftuar me hapësirat e burgut në Gjilan dhe me mënyrat e funksionimit të tij.

“Në fokus të veçantë ishte edhe informimi lidhur me trajtimin e të burgosurve pranë këtij burgu i cili është në përputhje me respektimin e standardeve ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se gjatë vizitës në hapësirat e burgut u vizituan dhomat e pranimit, dhomat e vizitave, njësia shëndetësore dhe hapësirat e tjera ku kryhet aktivitete me të burgosurit.

Kujtojmë se Kosova ia ka lëshuar Danimarkës me qira 300 qeli burgu në një afat prej 10 vitesh. Për këtë, Kosova do të marrë 210 milionë euro.

Related Articles