Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak minuta më parë në zonën e Kavajës.
Sipas të dhënave paraprake mësohet se nga të shtënat kanë mbetur të vdekur 2 persona.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në qendër të qytetit pas një sherri momenti.
Siç raporton TCH, gjatë një konflikti të çastit, në një lokal në qendër të Kavajës, kanë mbetur të vdekur Altin Rexha dhe Edmond Goxha.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa.
Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Në përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues.